Nga Shqipëria / E Hënë 8 Prill 2019, 20:08

Zbulohet pse të gjithë farmacistët, mjekët e infermierët mblidhen më 13-14 prill në Tiranë

Më datë 13 dhe 14 prill do të mbahet një nga aktivitetet më prestigjioze me nivel kombëtar: "Konferenca Kombëtare e Profesionistëve në Shëndetësi", konferencë ku mblidhen opinion leader-ët, kërkuesit shkencorë, specialistët e fushave shëndetësore, mjekë, infermierë, farmacistë e stomatologë.

Pas suksesit të vjetshëm, ky është edicioni i dytë i këtij eventi shkencor që do të kthehet në traditë të përvitshme.

Eventi shkencor do të përfshijë një tërësi lektorësh të fushave të ndryshme: mjekësi, stomatologji, farmaci, prandaj është një mundësi fantastike për të dëgjuar më të rejat nga akademikët dhe kërkuesit shkencor më të mirë në vend si: Prof. Edvin Prifti, prof.Arben Beqiri, prof. Myftar Barbullushi, prof. Gentian Stroni, prof. Arvin Dibra etj.

Në event do të marrë pjesë edhe prof.Oztekin Otto, presidenti i Heart and Health Foundation.

Prezantimet dhe diskutimet do të jenë të larmishme e dinamike dhe çdokush do të gjejë interes dhe do të përvetësojë në kuadër të edukimit në vazhdim.

Vlen për t'u përmendur fakti që për herë të parë në mjekësinë shqiptare punimet e lektorëve do të publikohen në revista ndërkombëtare me faktor impakti. 

Konferenca Kombëtare e Profesionistëve në Shëndetësi,  i akredituar nga QKEV, do të mbahet në Hotel Plaza, salla Geraldine, kati 3, në datat 13 dhe 14 prill.

Për më shumë mund të interesoheni në faqen në Facebook: Vital Innovative