Nga Shqipëria / E Hënë 8 Prill 2019, 19:07

Pirro Çako perlotet live në emision, tregon dëshirën e fundit të babait

Kantautori shumë i dashur për publikun, Pirro Çako ishte i ftuar sot tek "Rudina" ku rrefeu për herë te parë dëshirënefundit të babait të tij, Gaqo Çakos.

"Babai më tha pse të mos shkruash këngë sa më gjatë? Nuk duhet të tërhiqesh, shkruaj më rrallë por kur të rikthehesh shkruaj diçka që vërtet t’ja vlejë. Jam betuar që do t’ja realizoj dëshirën dhe këshillën që më dha për të mos ndaluar asnjëherë së bëri muzikë", u shpreh Çako.

Kantautori zbuloi një detaj shume interesant te kenges “Rruget e atdheut me therrasin”, te cilen tenori Gaqo Çako ia ka kushtuar atij.

"Në këngën “Udhët e atdheut më thërrasin”, në vargjet “biro, ardhsh i bardhë”, ai e ka thënë “Pirro, ardhsh i mbarë”. Po ta dëgjojmë me vëmendje, ajo është e thënë pastër “Pirro, ardhsh i mbarë” dhe një nga këngët që ai kishte qejf të vihej nëhomazhe ishte pikërisht kjo këngë dhe “Fjalët e qiririt”. Këto ishin ato këngët që donte të kishte atë ditë", tregoi Pirro i përlotur.