Nga Shqipëria / E Hënë 8 Prill 2019, 18:06

Dasmë e veçantë: Këngëtarja shqiptare martohet me fustan të zi

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe ndër më të komentuarat në media, Gjira Kajtazi ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi pasi është në pritje të ëmbël.

Mirëpo përpara kësaj periudhe shumë të bukur në jetën e saj, Gjira ka bërë edhe dasmë me partnerin të cilit nuk ja ka zbuluar ende identitetin.

Ka qenë vetë këngëtarja që ka postuar sot disa foto të rralla ku shfaqet me fustan të zi dhe bën të ditur që fotot janë shkrepur ditën e dasmës.

"Ja çfarë bën kur je 80 kg, 9-muajshe shtatzënë, sheh fotot e vjetra nga dasma në Prishtinë", shkruan Gjira.