Nga Shqipëria / E Hënë 8 Prill 2019, 17:05

Bëri namin në mediat turke, Vilma Masha tregon ç'mesazhe i shkruajnë turqit

Moderatorja shqiptare Vilma Masha tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave turke muajin e kaluar pas ndeshjes Shqipëri-Turqi. Mediat i kushtuan Vilmës artikuj të ndryshëm ku titulli kryesor ishte: "Të gjithë sytë nga gazetarja shqiptare".

E ftuar sot në "Wake up", Vilma tregoi se i ka bërë përshtypje që mediat turke i kanë kushtuar artikuj të cilët ja kanë dëguar fansat.

“Më është rritur goxha numri i ndjekësve nga Turqia. Më bënte aq shumë përshtypje se dhe më shkruanin. Ato fotot dhe shkrimet që dolën mi kanë sjellë fansat shqiptarë dhe më thanë shiko se ke dalë në portalet më të mëdha turke. I falenderoj të gjithë. Kjo është një meritë edhe e fotoreporterëve turq", u shpreh Vilma.

Moderatorja zbuloi se merr shumë mesazhe nga turqit të cilët i thonë se ngjan si turke.

"Po t’i shikosh se çfarë shkruajnë në inbox do të habiteni. Pjesa më e madhe më pyesin a di të flasësh anglisht. Na përshëndet në turqisht, ngjan si turke, gjëra të tilla, megjithatë kënaqësi ishte", tregoi Vilma.