Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Princ Harry shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Meghan do të sjellë në jetë bebushin mbretëror, për të cilin së fundmi po aludohet se do të jetë vajzë.

Edhe pak ditë kanë mbetur nga pritja e ëmbël dhe Meghan ka thyer sërish njërin prej rregullave të familjes mbretërore. Sipas "DailyMail", Meghan nuk pranon që fëmija i saj të vijë në jetë nga disa burra, megjithëse mjekët në fjalë janë më të mirët dhe kanë sjellë në jetë 3 fëmijët e Kate Middleton.

Ndryshe nga Kate, Meghan ka kërkuar që të asistojë një mjeke femër dhe gjatë ardhjes në jetë të fëmijës, ajo dëshiron që të jenë të pranishëm edhe familjarët e saj.




