Nga Shqipëria / E Hënë 8 Prill 2019, 13:01

'2 gisht mjaltë' kalon kufijtë shqiptarë, ja në cilin shtet do të jepet filmi

Filmi shumë i dashur për publikun '2 gisht mjaltë' prej disa javësh po bën namin në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe ka thyer një rekord historik duke shitur plot 67.000 bileta në javë.

Filmi ka pasur shumë kërkesa dhe siç u raportua disa ditë më parë ja ka kaluar edhe filmit të famshëm ‘Fast & Fourios’. Mirëpo, të shumtë kanë qenë personat që i kanë kërkuar moderatorit të njohur, Ermal Mamaqi që filmin ta çojë edhe jashtë trevave shqiptare.

Pak minuta më parë, Ermali ka dhënë një super lajm për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Turqi. Moderatori dhe producenti ka publikuar një foto në rrjetet sociale mbi të cilën shkruan: ‘Së shpejti 2 gisht mjaltë në të gjitha kinematë e Turqisë.’, duke lumturuar kështu të gjithë fansat.