Nga Shqipëria / E Hënë 8 Prill 2019, 12:12

I dobët dhe pa mjekër, Alfio Rrotanin para famës nuk keni për ta njohur

Shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani, i cili vetëm disa muaj më parë bëri publike lidhjen e fshehtë të dashurisë me Fatma Methasanin, është padyshim një prej meshkujve më të preferuar nga femrat.

Fiziku i tij, mjekra e tatuazhet e shumta, e bëjnë Alfion më tërheqës në sytë e gjinisë femërore dhe ai tashmë është kthyer në një ndër personazhet e njohur të showbizit.

Mirëpo, jeni kuriozë të dini si dukej Alfio para se të bëhej i famshëm? "Tema.tv" ka publikuar një foto të shumë viteve më parë të shefit të kuzhinës, ku ai shfaqet shumë i dobët dhe me flokët me baluke, ku me siguri askush s'e ka njohur.