Nga Shqipëria / E Hënë 8 Prill 2019, 12:12

Kardashianët i vunë vizën, veprimi i fundit tregon se Jordynit s’ia ndjen fare

Prej muajsh në media është komentuar gjatë për tradhëtinë e bujshme që mikesha e ngushtë e Kylie Jenner, Jordyn Woods dhe partneri i Khloe Kardashia, Tristian bënë.

Kjo tradhëti është komentuar gjatë dhe pasi familja e njohur e nxori nga jeta e saj Jordyn, u përfol se ata do bënin të pamundurën që t’i prishnin karrierën 21 vjeçares dhe do ja bënin jetën të vështirë.

Mirëpo, edhe pse pak ditë më parë u tha se mes Jordyn dhe Kyliet mund të ketë një pajtim, së fundmi modelja 21 vjeçare ka treguar se në fakt nuk ja ndjen fare për familjen Kardashian dhe as për tradhëtinë që bëri.

Ajo nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ka treguar se ka vendosur të jetojë jetën e saj dhe ndihet shumë e bekuar dhe madje sipas mediave të huaja Jordyn do të ec përpara dhe të zhvillojë karrierën e saj pavarësisht Kardashianëve.

“Noti i mëngjesit. Ndonjëherë duhet të bësh një hap pas për t’i kujtuar vetes sa e bekuar je që zgjohesh dhe përjeton një ditë tjetër”, shkruan ajo krah fotos ku shihet më e lumtur se kurrë.