Vetëm disa ditë më parë, ministrja e re e arsimit, Besa Shahini, kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me deputetin kosovar Dardan Molliqaj.

Ata preferuan një martesë të thjeshtë larg syrit të mediave, duke u shpallur ligjërisht burrë e grua në gjendjen civile të Prishtinës.

Çifti mbajti një festë me miq e familjarë në njërin prej lokaleve të Tiranës, ku vëmendjen e ka tërhequr veshja e ministres. Në fotot e publikuara nga miqtë në rrjetet sociale, Shahini nuk shfaqet e veshur me fustanin e bardhë të nuses siç të gjithë e kishim pritur, por me një fustan të zi me kopsa dhe me rrip në bel, siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme.








