Jonida Maliqi dy ditë më parë performoi në “Eurovision in Concert” këngën ‘Ktheju tokës’ me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Performanca e këngëtares në Amsterdam ishte elektrizuese dhe u prit mjaft mirë nga fansat të cilët e duartrokitën gjatë.

Ky event është shumë i rëndësishëm duke qenë se aty prezantohen të gjitha këngët pjesëmarrëse live dhe publiku fillon të krijojë të preferuarit e tij. Siç duket Jonida dhe zëri i saj është pëlqyer shumë pasi së fundmi në faqen dedikuar Eurovizionit ‘WiwiBlogs,’ Jonida po bën namin.

Në sondazhet e hapura nga faqja e njohur, Shqipëria ka fituar zemrat e publikut dhe është renditur e dyta si pretendente për fituese pas Duncan Laurence, përfaqësuesi i Holandës.





