Julian Deda është një ndër aktorët më të njohur të humorit dhe ndër të preferuarit e publikut shqiptar, i cili shkrin së qeshuri publikun jo vetëm në ekran, por edhe me postimet e shumta në rrjete sociale.

Disa ditë më parë, ai publikoi një foto të vjetër të tijën në Instagram, të shkrepur para 20 vitesh. Juli shfaqej shumë i ri në moshë dhe me flokë të gjatë të mbledhur bisht.

E njëjta foto është përdorur në një kolazh epik me një foto të tanishme të aktorit krahas vajzave të "Dulpex-it".
"Para kredisë, pas kredisë", shkruhet në foton e publikuar nga Juli që ka shkrirë së qeshuri ndjekësit.






