Reperi i njohur shqiptar i hitit "My year" Gashi po korrë një sukses të jashtëzakonshëm në SHBA dhe këngët e tij po kthehen në super hite. Gashi gjithmonë e ka treguar hapur origjinën e tij shqiptare dhe vazhdimisht në profilin tij në ‘Instagram’ publikon histori të familjes së tij.

Mirëpo, pak orë më parë ai i ka treguar të gjithë fansave se prestigjiozja ‘New York Times’ i ka kushtuar një artikull reperit, i cili premton shumë për të ardhmen.

Gashi ka prekur teksa ka rrëfyer se dikur babai i tij lexonte vetëm lajme negative për shqiptarët në këtë gazetë, ndërkohë tani po lexon për suksesin e të birit.

“Kur unë isha duke u rritur, babai im gjithmonë lexonte gazetën ‘The New York Times’, në të cilën shkruheshin historitë më negative për shqiptarët. Ndërsa tani në vitin 2019, kjo gazetë shkruan për djalin e tij dhe kësaj radhe historia është pozitive. Tani për ne shkruhen lajme të mira”, ka treguar plot krenari Gashi.






