Këngëtarja Morena Taraku tërheq gjithnjë vëmendjen me fotot që poston në rrjete sociale dhe kështu ndodhi edhe pak kohë më parë kur postoi një foto në të cilën tregonte unazën e diamantit. "Unë thashë po", shkruante Morena duke nxitur thashethemet se ajo është fejuar.

Menjëherë të gjithë u bënë kuriozë kush është i fejuari i Morenës për të cilin u përfol se është i pasur përderisa i bënte këngëtares dhurata të shtrenjta.

Mirëpo me postimin e fundit Morena ka treguar se është 'bosja e vetes' dhe e ka blerë vetë unazën e diamantit.

"Siç thashë jam beqare dhe e lumtur", shkruan këngëtarja.









