Nga Shqipëria / E Diel 7 Prill 2019, 23:11

E bënë të lidhur me Mateus Frrokun, flet Anxhela Peristeri: E dua më të madh

Anxhela Peristeri mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe ndër më të komentuarat në media, sidomos për anën private pasi këtë pjesë e ruan gjithnjë hermetike.

Vetëm pak ditë më parë qarkulluan thashetheme se Anxhela është në një lidhje me Mateus Frrokun me të cilin ka bërë së fundmi këngën "Muza ime".

Në një intervistë për "Thumb", Anxhela e ka mohuar që këto thashetheme të jenë të vërteta dhe tha se partnerin dëshiron ta ketë më të madh në moshë.

"Më ndodh shpesh që kur bëj duete sajojnë kështu lajmesh, por nuk është e vërtetë. Nuk kam qenë çift me asnjë artist. Unë me Mateusin njihem që në festival të fëmijëve plus ai është 5 vite më i vogël se unë. Unë dua që partnerin tim ta kem më të madh në moshë", u shpreh Anxhela.