Nga Shqipëria / E Diel 7 Prill 2019, 20:08

'Nuk haja bukë se kisha turp', Eli Fara flet për martesën me ish-bashkëshortin

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Eli Fara ishte e ftuar sot në "E diell", ku ka folur për martesën e saj dhe kohën që ka kaluar në shtëpinë e ish-bashkëshortit.

"Unë isha në shkollë kur u martova. Janë ca historira që nuk thuhen, por mbaj mend që isha shumë e turpshme dhe nuk haja bukë. Nëse nuk më jepnin të haja, rrija pa ngrënë", u shpreh Eli.

E pyetur se kur filloi të hante tamam bukë, Eli u përgjigj: "Kur u ndava"

Këngëtarja tregoi se i respektonte të gjitha zakonet e shtëpisë si nuse.