Nga Shqipëria / E Diel 7 Prill 2019, 19:07

Shokohen fansat: Sena e Çukurit largohet nga seriali

Seriali "Çukur" ka pasur një sukses të madh në Klan plus dhe është kthyer në të preferuarin e publikut. Në rol kryesor është edhe aktorja bukuroshe Dilan Çiçek Deniz e cila luan rolin e Senës.

Mirëpo një lajm që i ka mërzitur fansat vjen nga aktorja. Sena nuk do të jetë më pjesë e serialit dhe po xhiron episodin e fundit ku do të shfaqet.

Thuhet se aktorja po largohet nga seriali për të marrë pjesë në një serial të ri për Netflix.

Në Turqi aktualisht po transmetohet sezoni i dytë i "Çukur".