Nga Shqipëria / E Diel 7 Prill 2019, 17:05

Kënga që po bën namin: Majk dhe Butrinti publikojnë bashkëpunimin e parë

Majk dhe Butrint Imeri kanë publikuar sot bashkëpunimin e tyre të parë dhe që po pritej me padurim nga fansat që prej ditës kur dyshja e njoftoi se po vinin me një këngë bashkë.

Kënga mban titullin "Sa gjynah" dhe po bën namin ditën e sotme pasi është pëlqyer shumë e ka arritur mijëra shikime në Youtube. 

Në videoklip Majk shfaqet në një ambient dasme ndërsa Butrint pranë një pishine mbuluar me trëndafila.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Majk dhe Butrinti. Ndiqni videoklipin.