Marc Jacobs dhe partneri i tij prej vitesh, Char Defrancesco kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.
Çifti u martua në New York të shtunën, para një feste madhështore në The Pool në Manhattan, ku të ftuar ishin, ndër të tjerë, Naomi Campbell, Kate Moss, Kaia Gerber dhe motrat Hadid.

Jacobs zgjodhi një kostum të gjelbërt, ndërsa Defrancesco u kombinua me të me një xhaketë velvet në po të njëjtën ngjyrë.

Pas ceremonisë, Jacobs postoi në Instagram detaje të veshjes së tij. Në pantallona, dizajneri mbante një spilë në formë pinguini me diamantë dhe oniks, vepër e Fabio Zambernardi.
View this post on Instagram
“Pinguinët çiftohen vetëm me një partner gjatë gjithë jetës. Një shembull i shkëlqyer besnikërie,” shkruan Jacobs nën foto.
Të sapomartuarit përjetuan një histori dashurie tre vjeçare para se të fejoheshin prillin e shkuar. Jacobs i propozoi tashmë bashkëshortit të tij në fast food-in e tyre të preferuar meksikan.
View this post on Instagram
