Nga Shqipëria / E Diel 7 Prill 2019, 14:02

Letër familjes që desh shkatërrova

Kanë kaluar 8 muaj që kur babai juaj iku, 5 që kur zbulova çfarë kishte bërë. Ah, që prej atij momenti jam kaq e nxehur sa mund të shpërthej në çdo çast. Edhe qëllimi i jetës time ndryshoi. Doja vetëm të shkatërroja karakterin e tij dhe t’i ktheja të gjithë në anën time; miqtë, komshinjtë, madje edhe ju, 3 fëmijët e mi të mrekullushëm, të rritur mirë, por jo perfekt –nga unë dhe babai juaj.

Kaq e vendosur isha për ta shkatërruar babain tuaj, sa padashje ju përfshiva dhe ju. Emocionet e mia vlenin më shumë se tuajat atë kohë.

Përparimi i inatit tim ngriu kur pashë se si po shkonte situata me ju. Unë dhe një xhindosje që s’kishte ç’të konsumonte më përveç meje dhe jush. Shtëpia ime po digjej dhe ju të tre ishit brenda!

Kur kuptova këtë, çdo gjë tjetër u përmbys. Ai, një burrë i pandërgjegjshëm, egoist dhe pa respekt ndaj gruas dhe familjes së tij. Unë, që tashmë identifikohesha si viktima e historisë.  Ty, fëmijës tonë të parë, t’u shterua energjia duke na dashur të dyve ndërkohë që shihje se sa mungesë respekti po tregonim ne ndaj jush.

Ti, gëzimi jonë i dytë, u lodhe kaq shumë për të mbrojtur botën tënde të brishtë prej nesh. Kurse ty, të voglit të shtëpisë s’të lamë zgjedhje tjetër përveçse të distancoheshe nga ne dhe të shihje të ardhmen tënde.

E gjithë kjo s’do të kishte as rezultat, as drejtësi; vetëm seri humbjesh më të mëdha se origjinali.

Papritur ndalova! Kishte vetëm një opsion. Ta falja atë. E fala për veten time, kështu mund të ecja përpara.  Ju kërkoj falje secilit prej jush që ju shkatërrova me inatin tim dhe që e kuptova vetëm në zgjim.

Veprimet dhe fjalët e tij janë të dënueshme, por unë s’kam ndërmend t’i mbaj më mbi shpinë ato. I hodha tutje, andej nga erdhën dhe në vend të dashurisë, rrita indiferencën.

Ai s’e meritonte energjinë time. Por ju të tre, po. Unë s’dua që ju të bëheni si ai. As nuk dua të silleni siç u solla unë. Ju meritoni shembuj më të mirë. Tani për tani, mund t’ju ofroj vetëm shembullin tim. Me gjithë dashurinë, disiplinën, dhe gëzimin që kam ende, premtoj se do ta bëj!

*Shënim: Kjo letër është përshtatur nga The Guardian