Disktutimet rreth emrit që Elita dhe Gjiko zgjodhën për djalin e tyre Zërin, nisën që herën e parë që njerëzit e dëgjuan.
Sot, kanë kaluar pothuajse 2 muaj dhe ende ka nga ata që mendojnë se ky emër, 100% shqiptar tingëllon çuditshëm apo se është një zgjedhje jo dhe aq e bukur për një bebush të 2019-ës.

Pse ky diskutim është i kotë, këtë e kemi argumentuar në një artikull të mëparshëm, por siç duket ka nga ata që nuk humbasin asnjë postim të Elitës me bebushin, për të komentuar emrin e tij.

“Imagjino kur të rritet edhe pak do t’i thonë: O Zëri, ngrija pak zërin televizorit!”- shkruan dikush në foton ku moderatorja shfaqet me bebushin në krahë.

Elita, e cila deri më tani ishte mjaftuar vetëm duke lexuar, vendos të mbyllë njëherë e mirë këtë diskutim të kotë.
“Edhe Erës i thonë po fryn erë, edhe Borës i thonë po bie borë, edhe Malit i thonë a do të shkojmë në mal...”- përgjigjet ajo.
Me një llogjikë të thjeshtë, pas kësaj s’ka vend për të shtuar më asgjë.
Nëse do të interpretohej ashtu siç njerëzit e kanë bërë përmes komenteve të tyre, do të thotë që duhet të heqim dorë nga emrat shqiptarë dhe kjo hap një çështje krejt tjetër për disktutim.
