Cila është çmenduria më e madhe që mund të bëjë një kryetar bashkie për partneren e zemrës?! Me shumë gjasa, ngjan me atë që Erion Veliaj ka bërë për Ajolën në ditën e saj të lindjes.

I ftuar në "Mos i fol shoferit", Veliaj zbuloi një nga çmenduritë (kishte shumë të tilla) që ka bërë për bashkëshorten dhe sot e kësaj dite kur e kujton habitet po njësoj.
"Kam ardhur njëherë nga një fluturim shumë i largët se ajo ishte mërzitur për ditëlindje që nuk isha unë. Ajo s'e kishte idenë, vetëm kur ja befa. Anullova një konferencë, një gjë shumë të komplikuar se e vura re që Ajola e donte shumë atë gjë."- tregoi ai.
Pra jemi të qartë? Një takim shumë i rëndësishëm pune s'është asgjë para ditëlindjes së dashurisë. Këtë e përforcoi vetë kryetari i bashkisë kur tha se askush s'mund të jetë aq i rëndësishëm sa të lërë pas dore familjen e vetë.
Ndërkohë që imagjonojmë emocionet e Ajola Xoxës në atë moment, gjejeni pak kush është kryetar bashkie pas orës 22:00 në shtëpinë e tyre?!
Sigurisht që Ajola!
