Nga Shqipëria / E Diel 7 Prill 2019, 09:09

Si e hoqa qafe pas takimit të parë, që ishte i tmerrshëm

Nuk është çudi që takimet e para të shkojnë një tmerr i vërtetë. Ti shkon dhe pret që ai përballë teje të jetë i njëjtë me atë që të thoshte çdo ditë “mirëmëngjes” në Instagram, por jo...Ai është shumë larg pritshmërive të tua dhe ti duhet të mendosh urgjent justfikimin e radhës për të mos dalë më kurrë.

Si të dalësh nga kjo situatë?! Ua thonë disa vajza të mençura që e kanë kaluar para jush!

1. “Ai ishte i lezetshëm në fakt, por unë s’isha e interesuar. Kështu, një natë i thashë që s’mund të dalë se po shkoj të blej një mace. Ditën tjetër, më pyeti për macen dhe unë që përgjigjem: “Çfarë maceje?!””

2. “Unë i thashë atij që qeni im gëlltiti një çorape dhe duhet ta çoj urgjent të bëj operacion për ta hequr. Unë në fakt, s’kam patur kurrë një qen.”

3. “Ai tipi kishte një erë trupi të tmerrshme, ishte i mbushur në djersë dhe mbi të gjitha ofendoi disa herë kulturën time. S’po duroja dot dhe i thashë se më duhet të kthej menjëherë një fustan pasi dyqani mbyllej. U çova!”

4. “Një natë ai më ftoi të dilnim për të ngrënë ramen (dhe pse e dinte që unë e urreja). Ai hante dhe unë s’po e duroja dot një minutë më shumë. Bëra ç’bëra i thashë se jam e interesuar për vajza.”

5. “Dikur punoja si kamariere dhe gjatë një takimi të parë (që s’ishte fare interesant) u çova papritur dhe i thashë që ka rënë zjarr në lokal. Ditët në vijim ai vazhdonte të më shkruante, por s’i ktheva më kurrë.”