Me rastin e 6-mujorit të ardhjes në jetë të vogëlushit Kajan, Erion Veliaj nuk mundi t’i rezistonte dëshirës për të postuar një foto me të birin.
“Me shokun e ngushtë Kajan #6muaj.” – shkruan ai në Instagram.

Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, nuk nguroi gjithashtu të ndante sot me ndjekësit një leksion jete për të gjithë bebushat anembanë botës nisur nga shprehja “Vetëm nëpërmjet zemrës mund të shihet ashtu siç duhet; çfarë është esenciale është e padukshme për syrin”, e shkëputur nga “Princi i vogël”. Për të tjera detaje, klikoni këtu.
