Mesa duket, Charlize Theron dëshiron ta fshijë ish- in nga kujtesa ose romanca me të ishte aq e vakët, sa aktorja harroi që deri 4 vite më parë ishte e lidhur!
Së fundmi, teksa promovonte komedinë e saj më të re “Long Shot”, 43- vjeçarja deklaroi për “Entertainment Tonight” se është më gati se kurrë për të nisur një histori të re dashurie.
“Jam vetëm prej 10 vitesh. Dikush duhet të marrë guximin dhe të veprojë. Jam tejmase e disponueshme.”
Një sekondë, ndalemi pak këtu. Ç’është e vërteta, marrëdhënia e fundit serioze e Charlize– s ishte ajo me Sean Penn- in, me të cilin u nda jo më larg se në 2015- n.

Jo vetëm kaq, por dyshja madje edhe u fejua.
“Ishim në një lidhje dhe pastaj thjesht nuk funksionoi më. Kështu të dy vendosëm të ndaheshim. Kjo ishte e gjitha.” rrëfeu Theron në një intervistë për "Wall Street Jounal" në 2016- n.
Përpara Penn- it, aktorja ishte me Stuart Townsend- in , me të cilin i dha fund në 2010- n.

Ju kujtojmë se janarin e këtij viti u përfol për një lidhje të mundshme të saj me Brad Pitt- in, të cilin aktorja e mohoi kategorikisht.
