Aktorja Charlize Theron është lodhur nga të qenurit vetëm dhe tani është më gati se kurrë për të nisur një romancë të zjarrtë dashurie.
Teksa promovonte komedinë e saj më të re “Long Shot”, 43- vjeçarja deklaroi për “Entertainment Tonight” se do ta mirëpriste prezencën e një burrë në jetë.
“Jam vetëm prej 10 vitesh. Dikush duhet të marrë guximin dhe të veprojë. Jam tejmase e disponueshme.”
Ç’është e vërteta, marrëdhënia e fundit serioze e Charlize –s qe me Sean Penn- in, me të cilin u nda jo më larg se në 2015- n.

“Ishim në një lidhje dhe pastaj thjesht nuk funksionoi më. Kështu të dy vendosëm të ndaheshim. Kjo ishte e gjitha.” rrëfeu Theron në një intervistë për "Wall Street Journal" në 2016- n.
Përpara Penn- it, aktorja ishte e lidhur me Stuart Townsend , me të cilin i dha fund në 2010- n.

Ju kujtojmë se janarin e këtij viti u përfol për një lidhje të mundshme të saj me Brad Pitt- in, të cilin aktorja e mohoi kategorikisht.
Burimi: CNN
