Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Prill 2019, 09:09

‘Jam e disponueshme’: Pas kaq vitesh single, Charlize Theron, gati për një dashuri të re!

Aktorja Charlize Theron është lodhur nga të qenurit vetëm dhe tani është më gati se kurrë për të nisur një romancë të zjarrtë dashurie.

Teksa promovonte komedinë e saj më të re “Long Shot”, 43- vjeçarja deklaroi për “Entertainment Tonight” se do ta mirëpriste prezencën e një burrë në jetë.

“Jam vetëm prej 10 vitesh. Dikush duhet të marrë guximin dhe të veprojë. Jam tejmase e disponueshme.”

Ç’është e vërteta, marrëdhënia e fundit serioze e Charlize –s qe me Sean Penn- in, me të cilin u nda jo më larg se në 2015- n.

Charlize Theron dhe Sean Penn

“Ishim në një lidhje dhe pastaj thjesht nuk funksionoi më. Kështu të dy vendosëm të ndaheshim. Kjo ishte e gjitha.” rrëfeu Theron në një intervistë për "Wall Street Journal" në 2016- n.

Përpara Penn- it, aktorja ishte e lidhur me Stuart Townsend , me të cilin i dha fund në 2010- n.

Charlize Theron dhe Stuart Townsend

Ju kujtojmë se janarin e këtij viti u përfol për një lidhje të mundshme të saj me Brad Pitt- in, të cilin aktorja e mohoi kategorikisht.

Burimi: CNN