Nga Shqipëria / E Premte 5 Prill 2019, 22:10

Vetëm kështu, seksi i të premtes mbrëma s'mbaron kurrë!

Sa e mërzitshme është kur pikërisht të premte, që mezi e prisje për një seks të fuqishëm, ai mbaron shpejt? Thotë se rezistoi sa mundi, por a jeni të sigurtë që kjo është më e mira që mund të bëjë?! Me siguri jo! E premtja nuk mbyllet kaq shpejt.

Për të qenë të sinqertë, kohëzgjatja mesatare e seksit penetrues është gjashtë minuta. Fatmirësisht për ju ka disa gjëra që mund të bëni për të bërë që momenti juaj special të zgjasë më shumë.

1. Sugjeroni paralojën

Para se të bëni seks, përfshini masturbimin në paralojën tuaj. Thuaji që të pëlqen kur ai të sheh teksa prek veten, ai do ta adhurojë këtë. Kjo do t’ju ndihmojë të jeni në një hap gjatë seksit dhe të kaloni orgazmën në të njëjtën kohë.

2. Provoni teknikën e shtrydhjes

Thuajini partnerit të tërhiqet kur gjërat të bëhen shumë intensive për të dhe shtypini kokën e penisit. Mos e bëni shumë fort, vetëm ushtroni pak presion në momentin që është gati të prishet. Shtypja vonon ejakulimin në mënyrë që të dy të vazhdoni dhe pak më gjatë.

3. Ndërroni pozicionet

Pjesa më e madhe e djemve e dinë kur janë gati të kalojnë në orgazëm, ndaj thuaji tëndit të ndryshojë pozicion kur të jetë afër. Ju mund ta kuptoni vetë kur ai të jetë në prag orgazme. Testikujt forcohen dhe ngrihen më shumë. Ai do të lëvizë më shpejt dhe me një ritëm të parashikuar, kjo do ta çojë më shpejt në orgazëm, prandaj pikërisht në këtë moment ju duhet të ndaloni për të vonuar orgazmën.

4. Bëni pushime të vogla

Nuk po ju ndjek njeri nga mbrapa që të mbaroni. Në mes të aktivitetit mund të bëni pushime të vogla, të ulni pak entuziasmin, filloni puthuni dhe ledhatohuni. Kjo ju afron më shumë dhe e bën eksperiencën më të këndshme për të dy.