Nga Shqipëria / E Premte 5 Prill 2019, 21:09

Miti rreth fëmijëve të dytë qenka i vërtetë: I besoni?!

Me siguri kishit vënë re diçka rebele dhe moskokëçarëse tek fëmija juaj i dytë apo jo?! Keni të drejë, sepse ashtu janë. Studimet e kryera së fundmi kanë konfirmuar mitin e famshëm që qarkullon prej kohësh për fëmijën e dytë.

Janë shumë herë më të vështirë për t’u përballuar krahasuar me fëmijën e parë, aq më tepër nëse është djalë.

Gjithsesi,  s’ka të bëjë fare me shëndetin mendor apo nivelin e ulët të edukimit. E gjithë kjo, lidhet me prindërit dhe fëmijën e madh.

Që kur fëmija i dytë vjen në jetë, prindërit, pas gjithë asaj që kanë kaluar me fëmijën e parë, bëhen padashur tolerantë. Kështu, modeli për fëmijën e dytë mbetet vëllai/motra i/e madh.

Çfarë ju rekomandohet prindërve është t’i kushtojnë  më shumë vëmendje dhe të kontrrollojnë ndikimin që fëmija i madh ka tek ta, për të mos u rritur si problematik.