Nga Shqipëria / E Premte 5 Prill 2019, 20:08

Princi është nxehur keq pas thashethemit të fundit që dëgjoi!

Dje, The Sun publikoi një artikull në të cilin thoshte se Meghan Markle-it i është ndaluar rreptësisht nga Elizabeth II të përdorë stolitë mbretërore, kryesisht ato që i ka bërë të famshme princeshë Diana.

“Mbretëresha nuk ka në plan ta lejojë këtë nder të madh edhe për ish- aktoren.” u shpreh gazetari Dan Wootton për "The Sun".

Duket, se gjithë kjo ka qenë thjesht një thashethem i shëmtuar, por që ka shqetësuar jo pak princ Harry-in.

“Ata janë të gjithë të zemëruar, këto pretendime janë thjesht të pavërteta. Kanë gjithë të drejtën të jenë të zemëruar.”- janë shprehur burime pranë tyre.

Madje, si për t’i hedhur tërësisht poshtë lajme të tilla, burime afër familjes mbretërore kanë kujtuar se mbretëresha i ka huazuar më shumë se njëherë Meghan-it stolitë e saj në evente të ndryshme. Nëse ju kujtohet, ditën e dasmës së saj, Meghan vendosi një prej tiara-ve të saj.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që princ Harry shqetësohet për thashethemet atë çfarë thuhet rreth Meghan-it dhe marrëdhënies së saj me kunatën, Kate Middleton.