Nga Shqipëria / E Premte 5 Prill 2019, 20:08

Nëse njësoj si Linda jeni habitur dhe ju, ç'duhet të dini për flokët e bebeve?

Pak më parë, Linda Halimi postoi në Instagram-in e saj këtë foto. Bebushja Kaimana duket se ka lindur me shumë, shumë flokë...

3 javëshe!! Flokë në shitje...Kush do?!”- shkruan Linda e habitur se si e bija e cila erdhi në jetë muajin e kaluar ka kaq shumë flokë. Të paktën nga fotot, duket se flokët e dendur të bebushes janë rritur me shpejtësi brenda fare pak ditëve.

A është normale kjo?!

Siç mund ta keni vënë re, jo të gjithë bebat lindin tullacë. Disa vijnë në jetë me flokë të njomë, por që i mbulojnë gjithë kokën. Deri më tani, askush s’e di pse ka disa foshnje që lindin me kaq shumë flokë, por ekspertët besojnë se me siguri kjo lidhet me hormonet e nënës gjatë shtatzënisë dhe gjeneve në përgjithësi.

Gjithsesi, s’ka asgjë për tu shqetësuar apo habitur. Sot ata zgjohen me flokë, nesër pa!! Ç’duhet të dini për flokët e bebushave?

Flokët e tyre mund të bien papritur

Nëse njësoj si këngëtarja jeni të surprizuar nga rritja e shpejtë e flokëve të bebit, prisni. Ato flokë mund të zhduken! Në 6 muajt e parë të jetës, kjo është tërësisht normale, deri në fazën e "telogjenit", i cili bën që një pjesë e mirë e flokëve të bier.

Mund të rriten gjithashtu papritur.

Fatmirësisht, kjo fazë përfundon shpejt dhe në vijim shohim që bebes i dalin flokët e reja, që s'kanë asnjë lidhje me ato të mëparshmet. Ngjyra dhe tekstura ka ndryshuar, njësoj si dhe fortësia e tyre. Në fakt, ka bebe "që mbushen" me flokë të rinj që 6-mujorin e parë, ka të tjerë që nuk i dalin për 2 ose tre vite.

Deri atëherë, bëni mirë të kujdeseni për flokët e tyre (i kanë ose jo).

1. Mos i lani çdo ditë. Mjafton që koka e bebushit të lahet 2 herë në javë.

2. Teksa e lanë, masazhojani kokën lehtë.

3. Sado të gjatë t'i keni flokët, mos t'ju shkojë ndërmend të përdorni kapse apo llastiqe për të bërë ndonjë bishtalec të vogël.