Legjendat thonë që nëse një vajzë ecën rrugëve dhe në dorën e saj të majtë ka një unazë diamanti, me siguri është fejuar. Këtë here, e kemi fjalën për Emma Stone, që gjithnjë ka zgjedhur të jetë hermetike përsa i përket jetës private.
Aktorja është fotografuar teksa ecte dhe çfarë arritën të kapnin paparacët? Unazën e saj prej diamanti në dorën e majtë.

Ndonëse mund të jetë thjesht një aksesor më tepër, nuk është çudi që i dashuri i saj skenarist, Dave McCary, t’i ketë propozuar së fundmi.
Stone dhe McCary janë bashkë që prej tetorit të vitit 2017-të, por lidhjen e bënë publike vetëm në fillim të këtij viti, gjatë eventit SAG Awards.
Stone nuk ka folur kurrë për romancën e saj me komedianin e njohur, por vazhdimisht, nëpër evente të rëndësishme e shohim krah tij...

Edhe pse nuk u shfaqën bashkë në tapet të kuq, pozat pranë njëri-tjetrit brenda shfaqjes nuk munguan.
