Në qershor të 2016- s, në një kohë kur Georgina Rodriguez punonte si shitëse në një dyqan rrobash në Madrid ndeshi yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo- n dhe ra në dashuri me shikim të parë.
Së fundmi, në një intervistë për “Elle”, nëna e re rrëfeu diçka më shumë rreth takimit të parë me Ronaldo- n.

“Për herë të parë e takova Ronaldo- n në një dyqan të Gucci- t ku punoja si shitëse. Disa ditë më vonë e pamë sërish njëri– tjetrin në një event të një tjetër marke. Ishte pikërisht atëherë kur patëm mundësinë të flisnim nën një atmosferë relaksuese, jashtë ambientit tim të punës. Qe dashuri me shikim të parë për të dy.”

Më tutje, Georgina rrëfeu se përgjithësisht dita e saj konsiston në zgjimin e fëmijëve, ndërrimin e tyre dhe përgatitjen e mëngjesit, konsumuar nga të gjihë bashkë. Kjo pasohet nga argëtimi me të vegjëlit, përgatitja e drekës, më tutje një sy gjumë, palestër dhe spa, e në fund pak televizor së bashku me Cristiano –n përpara se të flejnë gjumë.

“Shtëpia është aty ku familja ime ndodhet, vendi ku jam më e lumtur është shtëpia, me fëmijët e mi dhe partnerin tim.”
Prej afro tre vitesh bashkë, dyshja ka një vajzë në moshën 1- vjeçare Alana Martina, ndërkohë që bashkë me ta jetojnë edhe tre fëmijët e tjerë të Ronaldo- s, binjakët Eva e Mateo nga 2 vjeç dhe Cristianinho, 8 vjeç.


Në shkurt, në një intervistë për “Hola!”, Georgina pranoi se do të donte shumë të bëhej gruaja e Cristiano- s, por hodhi poshtë çdo aludim që pretendonte se çifti ishte fejuar.

