Nga Shqipëria / E Premte 5 Prill 2019, 14:02

Njësoj si çifti i famshëm: Tatuazhe matchy matchy me partnerin/en!

Partnerëve Chrissy Teigen dhe John Legend u ra në mendje të realizonin dy tatuazhe të këndshme, që tani e tutje do të përqafësojnë dashurinë e tyre në çift dhe atë ndaj fëmijëve.

Ideja është vërtet interesante; me një shkrim gati të padeshifrueshëm, në parakrahun e Chrissy- t shkruhet “John- Luna- Miles” e ndërsa në pjesën e brendshme të krahut të këngëtarit, “Chrissy- Luna- Miles”.

Nëse Legend e la me kaq, Teigen realizoi edhe një zemër të vogël në majën e njërit prej gishtërinjve të dorës.

Tani ndalemi për pak këtu, te tatuazhet matchy- matchy. Jo domosdoshmërisht pak bojë në lëkurë nënkutpon dashuri të vërtetë, por nëse jeni të apasionuar pas tatuazheve ose dëshironi të realizoni diçka simbolike që do mund të përqafësojë dashurinë tuaj, idetë janë nga më të ndyshmet.