Nga Shqipëria / E Premte 5 Prill 2019, 13:01

Përfundimisht, ç’po ndodh me dyshen Kylie- Travis?

Fill pas skandalit të tradhtisë të Tristan Thompson- it dhe Jordyn Woods- it, në marsin e këtij viti, burime për "E!News" thanë se Kylie akuzoi reperin se e kishte tradhtuar, ndonëse menaxherët e Scott- it u shprehën se nuk ishte e vërtetë dhe se mes çiftit nuk ekzistonte asnjë zënkë.

U tha se asokohe, reperi shtyu koncertin e Astroworld- it “për të diskutuar” me Kylie- n rreth akuzave që kjo e fundit i kishte bërë, megjithëse përfaqësuesit e artistit thanë se arsyet e vërteta ishin tërësisht shëndetësore.

Më pas burime të ndryshme deklaruan për “People” se çifti pati një debat të ashpër, pasi Kylie i kontrolloi telefonin partnerit dhe pa diçka që s’i pëlqeu.

“Travis u shpreh se nuk e kishte tradhtuar.” shtoi burimi.

Në një kohë kur të gjithë flisnin rreth një krize dhe ndarjeje të mundshme të çifti, Travis u shfaq në publik me një pulovër, në qendrën e së cilës qëndronte portreti i Jenner- it.

Teksa askush nuk kishte asnjë ide të qartë mes raportit të partnerëve, disa orë më parë, si për të hedhur poshtë çdo aludim, Kylie postoi këto fotoigrafi në llogarinë e saj në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

baecation

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Pra janë mirë e bukur dhe mbi të gjitha BASHKË!