Nga Shqipëria / E Premte 5 Prill 2019, 12:12

Fifi: ‘Më kanë poshtëruar, më kanë injoruar si të mos isha qenie njerëzore’

“Duke ecur rrugëve të Prishtinë si njëherë e një kohë kur kam qenë studente...kur nuk përtoja asnjë moment për të punuar e për të bërë diçka për jetën time,” shkruan Fifi në Instagram, një postim ku shpreh ndjenjat e saj për një shëtitje rrugëve të Prishtinës.

Në vijim vazhdon:

 “Ato momente m’u kthyen si déjà vu kur i thashë vetes ‘hajde ec pak nëpër qytet si dikur’. Aq e vogël u ndjeva. Që të tjerët të më dëgjojnë zërin kam luftuar gjithë këto vite. Sërish m’u duk sikur nuk kam bërë gjë. Po takoj fytyra me të cilat jam rritur fizikisht e më kanë poshtëruar me fjalë dikur, më kanë injoruar si të mos isha qenie njerëzore.”

Në fund, për ta mbyllur:

“Ama u ndjeva krenare me veten, që i kam luftuar me shpirt e tru dhe sot jam këtu ku jam. Në rrugëtimin tim nuk jam rritur e vetme, por shpirtin askush s’ma ka ndryshuar.”