Nga Shqipëria / E Enjte 14 Shkurt 2019, 21:09

Uau çfarë surprize: Ja si po e feston Klaudia Pepa Shën Valentinin

Balerina me famë në Itali dhe shumë e komentuar në media, Klaudia Pepa i ka mahnitur ndjekësit mbrëmjen e sotme me foton e postuar për Shën Valentin.

Klaudia shfaqet në një vaskë të mbushur me tullumbace të kuq në formë zemre, teksa në dorë mban një gotë dhe pranë ka një dhuratë.

Balerina e ka shoqëruar postimin me vetëm një zemër ndërsa fansat menjëherë e kanë komplimentuar për pamjen e saj elegante dhe surprizën e mrekullueshme.

Kujtojmë që Klaudia pak ditë më parë publikoi videoklipin e saj më të ri me titull "U" të cilin mund ta ndiqni më poshtë.