Përpara shumë vitesh këngëtarja e njohur e hitit "On the floor", Jennifer Lopez ka qenë e lidhur me reperin e njohur Diddy. Siç duket ata ende i ruajnë marrëdhëniet e tyre dhe Diddy ende mendon se JLo është një nga femrat më seksi në botë.

Në një foto shumë provokuese të publikuar së fundmi nga Jennifer, ish i dashuri i saj nuk ka rezistuar dot dhe i ka lënë asaj një koment pikant.

“O zot i madh”, ka shkruar ai duke bashkëngjitur disa emoji me sytë me zemra. Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i të fejuarit të këngëtares, Alex, një reagim që ka bërë bujë në media.

“Lum si unë”, ka shkruar ai duke treguar kështu se Jennifer Lopez i përket vetëm atij.





