Nga Shqipëria / E Enjte 31 Janar 2019, 12:12

E larguan nga 'Stop', Alesia Bami reagon për herë të parë

Mbrëmjen e djeshme të gjitha mediat shkruan për mungesën e balerinës, Alesia Bami, në emisionin ‘Stop’. Në vend të saj ishte vendosur një tjetër balerinë, Gloria Meshi, që siç duke i ka zënë vendin modeles së njohur.

Mirëpo, ndonëse ende nuk dihet arsyeja se përse Alesia u largua nga ‘Stop’, modelja e famshme ka reaguar së fundmi.

Ajo ka publikuar disa foto në ‘Instastory’, ku shihet në pishina duke bërë qejf me dikë tjetër. Ajo shihet shumë e lumtur dhe e buzëqeshur duke treguar kështu se nuk e ka aspak problem që u largua nga emisioni investigativ.