Sipas një liste të publikuar së fundmi, ku renditet disa nga mbiemrat më të përhapur në vendin tonë, rezulton se mbiemri Hoxha është një ndër më të përdorurit nga shqiptarët.

Shumica e familjeve në vendin tonë kanë këtë mbiemër dhe sipas studiuesve mendohet se përhapja e tij ka ndodhur për shkak përhapjes në masë e myslimanizmit pas pushtimit turk dhe ka bërë që ky mbiemër të haset në të gjitha vendet e Shqipërisë.

Ndërsa në vendin e dytë renditet mbiemri Shehu dhe në vendin e tretë Prifti, përkatësisht tituj të fesë bektashiane dhe asaj ortodokse.

Më poshtë keni listën me 10 mbiemrat më të përhapur në Shqipëri.
Renditen si më poshtë:
1. Hoxha
2. Shehu
3. Prifti
4. Çela
5. Leka
6. Dervishi
7. Hysi
8. Rama
9. Dibra
10. Abazi




