Nga Shqipëria / E Enjte 31 Janar 2019, 10:10

Pa pikë grimi në fytyrë, Adelina Tahiri do ju lë pa fjalë me këtë pamje

Që pasi dha lajmin e shtatzënisë dhe u bë nënë e një djali, këngëtarja Adelina Tahiri është shkëputur nga muzika dhe i është përkushtuar tërësisht jetës së saj familjare.

Bukuroshja bjonde pavarësisht se tani është e angazhuar me rritjen e djalit, gjithmonë kujdeset për pamjen e saj dhe në çdo foto të publikuar në rrjetet sociale shihet mjaft e kuruar.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme ajo i ka habitur të gjithë teksa ka publikuar një foto ku shfaqet pa make-up dhe pa filtra.

Adelina shihet shumë natyrale dhe siç mund të vihet re tiparet e këngëtares vazhdojnë të jenë po njësojë.