Nga Shqipëria / E Enjte 31 Janar 2019, 09:09

Më në fund: Nis spektakli i dashur i shqiptarëve, ja kush do ta prezantojë

Festivali i njohur "Netët e klipit shqiptar" do të rikthehet pas një mungese prej 3 vitesh në ekranet shqiptare. Në faqen në Facebook është bërë i ditur lajmi dhe madje është zbuluar edhe prezantuesja e këtij viti.

Në njoftimin e bërë thuhet se këtë vit do të jetë protagoniste, moderatorja Arjola Shehu, e cila shfaqet përkrahë Petrit Bozos në një foto.

"Netët e klipit shqiptar" u mbajt për herë të fundit në vitin 2016 ku fituese u shpall Rozana Radi me këngën "Për me pas një roze".

"Miq, rikthehet Festivali "Netet e klipit shqiptar" edicioni i 16-te Ne 8 jave, ju do te keni mundesine te ndiqni klipet e zgjedhura nga nje juri profesioniste... Fituesit do te shpallen ne nje mbremje Gala, qe do te mbledhe te gjithe artistet ne qytetin e mrekullueshem te Ulqinit. Ne i kemi ndezur motorret...Nisim shume shpejt! Arjola Shehu do te jete kete vit protagonistja e Festivalit".