Prej shumë muajsh, moderatori i njohur Ledion Liço është larguar nga rrjetet sociale dhe madje hoqi dorë dhe nga prezantimi i emisionit ‘The Voice Kids’.

Të shumtë janë fansat që kanë pyetur se çfarë bëhet tani me jetën e moderatorit dhe se kur do të kthehet në rrjetet sociale. Mirëpo, ndonëse vetë ai nuk ka ndërmend ditë rihap adresën e tij, së fundmi bashkëshortja e tij, Sara Hoxha, e ka rikthyer Liçon në Instagram.

Ajo ka publikuar një foto të tij në ‘Instastory’, teksa shihet i ulur në një lokal duke konsumuar diçka. Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur nëse Ledioni do të rikthehet në ekran me ndonjë emision të ri.





