Pak muaj më parë Seldi dhe Mimoza Shkodra dhanë lajmin se i kishin dhënë fund fejesës së tyre. Ndonëse nuk shpjeguan arsyen pse, dyshja u nda dhe që atëherë është komentuar shumë në media.

Siç dihet ata dikur kanë bashkëpunuar, por menjëherë pas ndarjes Seldi e zëvendësoi Mimozën me Keisi Medinin, me të cilën pak ditë më parë publikoi një bashkëpunim. Së fundmi, të njëjtën gjë ka bërë edhe Mimoza e cila ka lajmëruar se shumë shpejt do të sjell një këngë me Irkenc Hykën.

Ajo ka publikuar një foto me këngëtarin e njohur dhe pranë ka shkruar se së shpejti do të sjellin një super hit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sedit, i cili është tallur me dyshen duke thënë: “Fiona & Shkrek vijnë së shpejti”, por më vonë ai është penduar dhe e ka fshirë menjëherë.




