Greta Koçi është një nga këngëtaret shqiptare e cila ka tërhequr vëmendje që në daljen e saj të parë kur ka qenë vetëm një vajzë e vogël. Ajo ka rrëmbyer zemrat e publikut me zërin e saj dhe komentohet gjatë në media.

Mirëpo, siç dihet këngëtarja e ka ruajtur përherë jetën e saj private dhe në media pothuajse asnjëherë nuk është dëgjuar të flitet për ndonjë lidhje të këngëtares. Së fundmi, njëri nga fansat e ka pyetur se kur do martohet pasi ka ngelur në derë, por përgjigja e saj e ka lënë pa fjalë.

“Të bësh zgjedhje të 'gabuar' atëherë jo që ke ngel në derë po të ka marrë lumi fareee. Kurse të jetosh jetën me shëndet, me punë dhe plot sukses deri sa të vij personi i duhur, kjo është arritje. Përqafime", i përgjigjet Greta.





