Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Janar 2019, 22:10

Alesia Bami ikën përfundimisht nga 'Stop', njihuni me balerinën e re që i zuri vendin

Alesia Bami është një nga modelet më të komentuara shqiptare, e cila prej një viti ka qenë velin në emisionin investigativ “Stop”.

Mirëpo, ditën e sotme është mësuar se bukuroshja brune është larguar përfundimisht nga ky emision duke i lënë vendin një tjetër balerine.

Në emisionin e sotme në krahë të Saimir Kodrës është shfaqur një vajzë që quhet, Glorian. Glorian është një balerinë e  cila më herët është parë në emisionin ‘Xing me Ermalin’ si aktore.