Pak javë më parë, këngëtarja e njohur Eni Koçi dhe Genc Perlvukaj pranuan më në fund lidhjen e tyre e cila muajt e fundit ka qenë shumë e komentuar. Çifti publikoi një foto në 'Instagram' ku dhe zyrtarizuan lidhjen.

Por, siç duket pasi Eni dhe Genci kanë pranuar lidhjen, marrëdhëniet mes Gretës dhe Gencit janë prishur. Së fundmi këngëtarja ka habitur në një postim teksa ka treguar se raporiti i saj dhe i këngëtarit është në krizë.

"Si i ke marrëdhëniet me Gencin?", pyet fansi, të cilit Greta i është përgjigjur:
"Jemi në krizë momentalisht", duke preferuar të mos japë më shumë detaje.





