Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Janar 2019, 21:09

U tha se Flori dhe Getoari do të sillnin një emision, zbulohet e vërteta e bashkëpunimit

Ditën e sotme në të gjitha mediat online u përhap me shpejtësi lajmi se Getoar Selimi së bashku me Flor Mumajesin do të ishin pjesë e një talent show të ri, i cili do të titulloje “E ke Yllin”. Siç u përfol ky talent show do të prezantohej nga Marina Vjollca dhe do të transmetohej në TV Klan.

Mirëpo, një gjë e tillë u hodh poshtë nga ana e moderatorit Aludim Hamiti, i cili në një prononcim për “Prive” ka treguar se spektakli “E ke Yllin” do të transmetohet në ‘Klan Kosova’ dhe dy këngëtarët nuk do të jenë pjesë.

“E ke Yllin është një talent show, projekt vetjak i televizionit Klan Kosova, që pritet të nisë gjatë këtij viti.” u shpreh Hamiti duke mohuar përfshirjen e Getoarit dhe Florit.