Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Janar 2019, 12:12

Pas sherrit mes tyre, Rita Ora thotë atë që nuk pritej për Dua Lipën

Ditën e djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka shprehur dëshirën që së bashku me këngëtaret e tjera shqiptare Dua Lipa, Ava Max, Rita Ora të bëj një bashkëpunim.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ava Max e cila ka pranuar që diçka e tillë të bëhet realitet, madje dhe vetë Dua Lipa ka komentuar në postimin e Bebes duke thënë: ‘Hajde shqipe’.

Mirëpo, ndryshe nga koleget e saj Rita nuk ka kthyer një përgjigje direkte. Duke pasur parasysh sherrin që ajo ka me Dua Lipën shumë fansa menduan se do ishte kundër këtij bashkëpunimi, por në një postim në Instagram ajo ka habitur me atë që ka thënë për artistet në fjalë.

“I respektoj të gjitha këto femra të mrekullueshme”, ka thënë Ora në postimin e Rexhës.