Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Janar 2019, 11:11

Ups: Fansja i kapi gabimin në foto, por përgjigja e Luanës i mbyll gojën një herë e mirë

Luana Vjollca, moderaoja e njohur shqiptare e cila komentohet gjatë në media tërheq gjithmonë vëmendjen e publikut me postimet dhe jetën e saj private.

Ajo është një ndër personazhet më të ndjekur në Instagram, ku shpesh herë publikon foto nga jeta e përditshme dhe nga profesioni i saj. Komentet kritikuese nuk janë të pakta në postimet e Luanës, mirëpo moderatorja i pranon gabimet që bën qoftë në emision qoftë në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar një foto ku shihet në palestër me instruktorin e saj dhe pranë fotos ka shkruar: “Tell em who the Lion is haa (tregoju atyre kush është luani)!”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i një falseje, e cila e ka korrigjuar shprehjen e Luanës.

“Who is the lion (kush është luani), po si nuk u mësove njëherë se si shkruhet!”- shkruan komentuesja.

Luana ja ka mbyllur gojën duke I thënë: “Më raftë pika mua. Mësoje ti pak më mirë!”