Roza Lati është një nga moderatoret më të njohura shqiptare, e cila mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” për të folur mbi raportin e shqiptarëve me seksin dhe nderin.

Gjatë bisedës në studio, Roza ka ndarë me të gjithë një ngjarje personale që i kishte ndodhur me të dashurin e saj dhe me një vajzë 17 vjeçare, e cila kishte tentuar ta puthte në sy të Rozës.

“Nuk dimë cfarë zgjidhje t’i japim këtij problemi që të vrasin në zonat rurale për nder. Ndërsa në Bllok isha me të dashurin tim, 17-vjeçarja gati e puthi. Ky brez ka shkalluar, jemi në buzë të revolucionit seksual”, u shpreh ajo.





